Deputetët akuzojnë Auditorin e Përgjithshëm për shkelje ligji

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, akuzohet nga deputetët për shkelje të ligjit në fuqi dhe se po tenton që me Projektligjin e ri t’i legalizojë shkeljet që i ka bërë tash një vit me emërimet e paligjshme.
Projektligji për Auditorin e Përgjithshëm pritet të korrigjohet nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave është në pritje të projektligjit final nga kjo Zyrë, që pastaj të procedohet për votim në seancën plenare shkruan sot “Koha Ditore”
Lars Lage Olofsson i ka hedhur poshtë akuzat e deputetëve për shkelje të ligjit aktual dhe për shpikje të posteve. Sipas tij, deputetët “janë të pavetëdijshëm për rëndësinë” e Ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm.