ARKATANA

Deputetë të opozitës kërkojnë që të rriten pagat në sektorin privat – minimalja të jetë 400 euro

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë që paga minimale në vend të jetë 400 euro, e jo siç ka propozuar Qeveria 264 euro, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas deputetëve të kësaj parie për shkak të krizës së shkaktuar kohët e fundit më rritjen e çmimeve.Madje ato po kërkojnë që Ligji i pagave sa më shpejt të procedohet në Kuvend, duke shtuar se Ligjin nuk është paraparë as në projekt-buxhetin për vitin 2023.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala për Ekonomia Online ka treguar se inflacioni tashmë ka arritur në 14%, duke shtuar se paga minimale duhet të jetë 400 euro.

Sipas tij, është obligim i institucioneve që pagat e sektorit privat të jenë në proporcion me problemet që e kanë kapluar vendin dhe pagat në sektorin publik.“Tashmë zyrtarisht kemi shifrën që mbi 14 ka arritur shkalla e inflacionit. Paga minimale nuk ka asnjë kuptim të jetë sipas propozimeve të Qeverisë dhe duhet të jetë rreth 400 euro”.“Është obligim institucional dhe social e qytetarë që edhe pagat në sektorin privat duhet të jenë kompatibile me problemin dhe pagat e sektorit publik”.

Sipas tij, Qeveria nuk ka hartuar asnjë plan që të subvencionohet sektori privat.

Uji Dea

Deputeti Shala theksoi se as me Projekt-buxhetin e viti të ardhshëm nuk ka mbështetje substanciale për sektorin privat.“Qeveria nuk ka hartuar në asnjë rast një plan në politikat fiskale në subvencionimin e sektorit privat në mënyrë të ligjshme. Përkundrazi ne masa të caktuara kanë qenë të dënueshme dhe regresive sa i përket sektorit privat”.

“Nuk shohim asnjë perspektivë që me këto politika ekonomike e veçanërisht me hartimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm që sektori privat të ketë ndonjë mbështetje më substanciale. Nuk është e paraparë Ligji i pagave as në projekt buxhet dhe është një mashtrim i madh që po na ndodh”.Ndërsa, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Albana Bytyqi tha se urgjentisht po kërkojnë miratimin e Ligjit të Pagave.

Sipas saj, sektori privat po injorohet vazhdimisht dhe se reagimi i Qeverisë për ta ndihmuar këtë sektorë duke mundësuar rritjen e pagave është i domosdoshëm.“Ne si Aleancë kemi kërkuar që Ligji i Pagave të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe të miratohet dhe të hyjë në fuqi as sa të jetë i mundur dhe ne po kërkojmë që të votohet Ligji i Pagave sepse duke parë krizën ekonomike në vend po e shohim të nevojshëm të miratohet”.“Sektori privat është shumë i rëndësishëm sepse në shohim që Qeveria nuk po jep asnjë opsion për sektorin privat dhe kjo është një çështje injoruese për sektorin privat. Përderisa Qeveria Kurti dhe Ministri i Financave nuk po reagon mendoj që duhet të rriten pagat në sektorin privat, por edhe Qeveria duhet të reflektoj sa i përket pagave për sektorin privat”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.