ARKATANA

Deputetë me aktakuza

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputetë, këshilltarë komunalë e madje dhe prokurorë dhe gjyqtarë do të përballen me aktakuza për mos deklarim të pasurisë. Prokuroria e shtetit deri më tani i ka bërë 30 këso aktakuzash për mos deklarim të pasurisë e që më së shumti dominojnë këshilltarët komunalë të komunitetit serb në komunat me shumicë serbe.

Por në mesin e këtyre që u është ngritur aktakuza janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës të mandatit të kaluar dhe këtij të zgjedhur pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Nait Hasani, ish-deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka të ngritur një aktakuzë me të cilën akuzohet për mosraportim ose raportim të rremë i të ardhurave dhe dhuratave.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur tashmë aktakuzë ndaj Nait Hasanit i cili do të përballet me këto vepra penale sipas nenit 437 të Kodit të Procedurës penale.

Sipas aktakuzës Hasani nuk ka treguar saktë të hyrat vjetore për vitin 2012. Sipas aktakuzës ekziston mospërputhje në mes të hyrave vjetore të deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë si dhe raportit nga të hyrat e siguruar nga Kuvendi i Kosovës/Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.