ARKATANA

Deputet në Bernë, kur të lirohemi nga izolimi

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Fitore Vata – Përderisa kandidatët zviceranë me prejardhje shqiptare kandidojnë me motivin për t’i mbrojtur interesat shqiptare, nuk do të fitojnë kurrë.

Edhe nëse fitojnë nga një numër i madh i votuesve shqiptarë, nuk do të arrijnë asgjë përderisa e kanë motivin e lartpërmendur.

Arsyen nuk po e shkruaj, se jam lodhur duke e përsëritur disa herë….!

Por ta keni me dije se jeni duke iu bërë dëm atyre që vërtet kanë një shans për parlament. Ata duhet të fitojnë votues duke iu treguar të gjithëve se çfarë duan të lëvizin në këtë shtet, e jo duke mbajtur mbrëmje muzikore shqiptare e duke mbajtur monologë që asociohen me kohën e komunizmit.

HW

T’i urojmë e t’i forcojmë ata që aq shumë bëjnë për prejardhjen e tyre në mënyrë të qetë, në prapavijë, me një strategji që mund të arrihet vetëm me një dashuri të thellë për atë që je dhe po ashtu me një dashuri të sinqertë për të gjithë njerëzit. Sepse, siç thotë Erich Fromm: “Nëse me të vërtetë e do një njeri, atëherë i do të gjithë njerëzit” (natyrisht, përjashtohen ata që nuk mund të quhen njerëz!)

E tash, më thuani, të dashur shqiptarë e gazetarë: Ku mbeten ato fitoret e sigurta që i publikonit me flamurin kuq e zi për kandidaturat e “shqiptarëve” për Parlamentin e Zvicrës?

Nejse, e keni menduar mirë, por jo afatgjatë.

Prapëseprapë nuk doja të kisha të drejtë, por ja që rezultoi siç e kam menduar!/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.