RCCOLA

Depresioni dhe terapia që premton shërimin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një terapi kundër depresionit mund të jetë zgjidhja për miliona njerëz të cilët vuajnë nga kjo sëmundje. Studiuesit kanë testuar pilulat tek disa njerëz të prekur nga depresioni dhe tashmë dalin në një përfundim konkret.

Terapia përqendrohet në mendjet e njerëzve duke i bërë të kuptojnë se mendimet negative vijnë dhe ikin.

Në Angli kjo terapi tashmë ofrohet për pacientët të cilët kanë kaluar depresion klinik dhe ilaçet antidepresive nuk u kanë dhënë efekt.

Uji Dea

Në këtë studim morën pjesë 212 njerëz të cilët ishin në rrezik për të rritur shkallën e depresionit.

Terapia përfshin teori dhe meditim. Pjesë e procesit është dhe ndihma që u ofrohet njerëzve duke i këshilluar të përqendrohen tek e tashmja dhe e ardhmja.

Tashmë, në vend të ilaçeve mund të përdoret kjo terapi, e cila sipas raportit passtudimor doli se është efektive në zgjidhjen e problemeve të depresionit./BBC