Deponohen në një bankë të Gjilanit 200 euro fals, policia po heton rastin
Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan ankuesja femër shqiptare punëtore në një Bankë ka raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar ka deponuar një shumë parash me ç’rast katër kartëmonedha nga 50 € dyshohet të jenë të falsifikuara njoftoj policia e Kosovës.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore./rajonipress/

