Uji Dea

Deponitë të pranishme kudo, qeverisja komunale e përgjumur

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Inspeksioni komunal ka pësuar vdekje klinike sepse asnjëherë s`ka dalur në teren për të shirituar këto deponi. Droni i Alban Hysenit nuk po i vëren deponitë e bërllogut shprehen me ironi qytetarët.

Shumë deponi të bërllogut janë krijuar në hapësira të ndryshme frekuentuese. Në Zhegër kaherë është dhënë alarmi për deponi të shumta, kurse në Stublinë ato sa vije e shtohen.

Në tërë këtë kaos mjedisor inspeksioni komunal ka gjetur heshtjen dhe mos aktivitetin e vet parandalues.

HW

Neziri qytetar mendon se qeverisja komunale as që është e interesuar të zgjidhë këto probleme jetike për qytetarët.
“Këta të LVV as nuk po dijnë e as nuk po vetin. Këta i kish falë zoti veç me fy e mu shtye në facebook me rival politik. Vet i kam votuar po këta ishin e keqja e vetvetes sepse nuk kanë njerëz të aftë e as të ditur për me qeverisë” tha Neziri.

Lulzimi një tjetër qytetar mendon se ndotja mjedisore është kultura e parë që duhet të tregojë një qeverisje me efikasitet.
“Asnjëherë nuk kanë reaguar as inspeksioni, e as shërbimet publike. Këta po sillen sikur janë mysafirë te dajtë dhe punët e tyre ua kryen dikush tjetër” shprehet me ironi Lulzimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.