Fundamenti

Deponitë shkatërrojnë natyrën e bukur, Inspeksioni komunal nuk reagon asnjëherë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndonëse deponitë e mbeturinave i has kudo dhe në vendet më të bukura të natyrës, inspeksioni komunal nuk ka reaguar asnjëherë. Vitia dhe Kamenica zakonisht intervenojnë dhe i eliminojnë kurse në Gjilan heshtët përballë kësaj dukurie shwmtuese.

Deponi të mbeturinave dhe hedhje të mbeturinave mund të hasësh kudo në Gjilan dhe fshatra. E keqja më e madhe është se persona të papërgjegjshëm, mbeturinat i hedhin edhe në vendet më të pastra dhe në natyrën e bukur.

Në kilometrin e parë të rrugës Miresh – Stublinë banor të pa edukatë ka tre vite e më shumë që hedhin mbeturina. Një tjetër deponi ndodhët edhe më lart duke i dhënë një pamje të keqe asaj natyre të bukur.

Fundamenti

Banorët e Stublinës thonë se kanë lajmëruar disa herë inspeksionin komunal, por asnjëherë nuk është përgjigjur.

Një banor tha se është befasuar kur e ka takuar një banor nga Mireshi i cili thasët me bërllog i hidhte përskaj rrugës.
“Ne kemi angazhuar një dron për të incizuar dhe bërë foto për t`i denoncuar këta qytetar të pakujdesshëm. Edhe nga Gjilani vijnë e hedhin mbeturina kjo është e turpshme vërtet” u shpreh ky banor.

Inspeksioni komunal nëse ekziston duhet urgjentisht të dali në teren dhe të intervenojë duke shirituar këto deponi shkatërruese për natyrën dhe ambientin e bukur./rajonipress/