UBT

Deponitë ilegale dhe mungesa e ndriçimit publik në disa fshatra, shqetësuese për qytetarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Imri Emërllahu ka njoftuar edhe për projektet t’jera që priten të zhvillohen, e të cilat kanë të bëjnë me dukurit shqetësuese në Viti. Ai ndër t’jera përmendi si shqetësime të ngritura nga qytetarët: Deponit ilegale nëpër disa fshatra, vend caktimi, grumbullimi për mbeturinat inerte, mungesa e ndriçimit publik nëpër disa lagje të fshatrave, si në fshatin Pozheran, lagjia Idriz Halabaku, dhe në fshatin e Ri (Novosellë).

Prodhimi i bukës, dhe prodhimet e mishit janë bërë shqetësuese për qytetarët, andaj ftohen inspektoret sanitar, dhe të veterinës e ushqimit që të ushtrojnë kontrollime të ashpra në këto prodhime.

Emërllahu ndër t’jerash tha se bashkëpunimi në mes të këtij ekipi me qytetarët e Komunës së Vitisë, është i mirë, duke përmendur se gjatë vitit të kaluar ky ekip në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, dhe Policinë e Kosovës, Stacioni Policor në Viti, kanë mbajtur fushatë të shumta vetëdijesimi duke potencuar se këto fushata kanë ndikuar në uljen e dukurive negative në këtë Komunë.

ARKATANA

Gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë, u vlerësua e mirë, me përjashtim të disa rasteve e që janë të njohura për PK-në. Rast më shqetësues për vitin që lamë pasë ishin rastet e aksidenteve të shumta, dhe më e dhimbshme humbja e jetëve të njerëzve, ku ishin mbi 7-8, raste që pësuan me fatalitet.

EVSB, kërkon nga organet gjegjëse, që të punohet më shumë rreth sigurisë në trafik, dhe të dihen faktorët, dhe shkaktarët e aksidenteve.

Sipas të dhënave me shifra të sakta që u paraqiten në takim nga Policia del se Janari i këtij viti ka ulje të rasteve në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kalua ka thënë Imri Emërllahu koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.