Mobi Casa

Deponia e mbeturinave mund të shndërrohet në një Çernobil rus

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Jonuz Cana nga Partia Ekologjike është i zhgënjyer me heshtjen e institucioneve lokale dhe qendrore, karshi rrezikut që mund të sjellë djegia e vazhdueshme dhe e pakontrolluar në deponinë e mbeturinave.

Partia Ekologjike në Gjilan pos që shpreh shqetësimin e saj për mungesë vetëdijesimi të qytetarëve rreth ambientit të ndotur dhe heshtjes institucionale për ta kontrolluar këtë devijim ambiental,ai shpreh një brengë të madhe rreth mbeturinave që vazhdimisht po digjen në deponinë e qytetit.

“Kjo deponi mund të shndërrohet në një Çernobil rus për Gjilanin. Atje kemi një situatë që ka dalur jashtë kontrollit dhe masat që duhet të ndërmarrin inspektorët e ambientit dhe ata të Ministrisë së Ambientit duhet të jenë urgjente .Deponia nuk është e pajisur me parametrat profesional dhe kohëve të fundit kemi shumë ankesa edhe të qytetarëve, por edhe të atyre familjeve që jetojnë përreth saj”tha kreu i PEK në Gjilan.

Cana mendon se Gjilani ka një kulturë të lartë sa i përket ruajtjes së ambientit ,edhe pse jo të kënaqshme. “Qytetarët duhet të vetëdijesohen më tepër sepse kudo kemi mbeturina,kudo kemi bërllok e gjësende të hedhura nga ata. Institucionet komunale duhet të kujdese më tepër për të mbjellur sa më shumë hapësira gjelbëruese, derisa edhe banesat kolektive duhet të mirëmbahen”mendon ai.

Uji Dea

“Me një deponi që vazhdimisht kërcënon ambientin dhe me një mungesë kulture nga ana e qytetarëve, fatkeqësisht jemi bërë një rajon kancerogjen dhe dëshmi për këtë janë entet shëndetësore ku shumë pacient trajtohen atje” tha Cana . Cana thotë se për ta ruajtur dhe pasur një ambient më të pastër ekologjik organet komunale duhet të përpiqen që të mos instalojnë stabilimente ndotëse(teknologji e vjetruar në industri).

Cana tha se synojmë një ambient ekologjik të pastër, por do të jetë e pamundur që kjo të arrihet nëse inspektorët e ambientit nuk i regjistrojnë ndotësit ekzistues dhe që procesi i tyre teknologjik të sillet në nivel të pranueshëm ligjor të lirimit të gazrave helmues në ajër përmes përdorimit të filtrave adekuat dhe biopastruesve tjerë.

Sipas Canës jo vetëm PEK-u ,po edhe mekanizmat tjerë do të duhej që të përkrahnin programet arsimore ekologjike,duke përkrahur edhe aplikimin e lëndës së ekologjisë në shkolla ,që nga fillorja e deri në shkollimin e lart.“Ne jemi dëshmitarë okular ku sipërfaqja e tokës tek ne është mbuluar me metale të rënda dhe materie të rrezikshme për ambientin jetësor. Vlerat kryesore që ne synojmë t`i avancojmë janë që të udhëheqim shoqërinë me bindje se ne jemi pjesë përbërëse e natyrës e jo pronar i saj”.

Cana ka edhe një shqetësim tjetër serioz.”Meqë ky qytet konsiderohet si njëri nga qytetet që ka rrezikshmërinë më të lartë sizmike në rajon ,kërkojmë që urgjentisht pushteti lokal dhe ai qendror të investojnë në kapacitetet profesionale e njerëzore për ta pajisur Gjilanin me një qendër sizmike”./rajonipress/