UBT

Depolitizimi e shpëton drejtësinë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Ani pse pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, formalisht e juridikisht, por edhe me Kushtetutë, janë të ndarë nga njëritjetri, në praktikë nuk po funksion kështu, për shkak të ndikimeve politike që janë në sistemin juridik të Kosovës, qoftë në prokurori apo në gjykatë. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët, njohësit dhe opozitarët e vendit, të cilët kanë thënë po ashtu se pavarësia institucionale në Kosovë është vetëm ajo që shkruhet në letër, sepse në praktikë realiteti e ka dëshmuar të kundërtën.

Pavarësia e institucioneve nuk po respektohet, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ani pse pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, formalisht e juridikisht, por edhe me Kushtetutë, janë të ndarë nga njëritjetri, në praktikë nuk po funksion kështu, për shkak të ndikimeve politike që janë në sistemin juridik të Kosovës, qoftë në prokurori apo në gjykatë. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët, njohësit dhe opozitarët e vendit, të cilët kanë thënë po ashtu se pavarësia institucionale në Kosovë është vetëm ajo që shkruhet në letër, sepse në praktikë realiteti e ka dëshmuar të kundërtën.

Ndaj është shtuar edhe çështja se çfarë mund të pritet nga institucionet e tjera, të cilat fatkeqësisht nuk po arrijnë assesi që të jenë të pavarura nga Qeveria dhe politika në praktikë!?

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se degradimi i drejtësisë deri në këtë shkallë ka bërë që të lulëzojnë krimi dhe korrupsioni dhe bashkë me to edhe dështimi i të gjithë sektorëve shtetërorë, kulturorë dhe atyre ekonomikë, derisa, sipas tij, sot vendi ynë përcillet prej skandaleve më të ndryshme dhe përveç ndonjë spektakli mediatik, pas dy-tre ditësh heshtën edhe lajmet, ndërsa e keqja shkon duke bërë udhën e vet, sa pothuajse çdo gjë është infektuar me viruset kancerogjene. “Por, të mos hamendësohemi se pa një drejtësi të mirë nuk do të kemi as sistem politik, as sistem arsimor, dhe bashkë me to as kulturë, as bujqësi dhe as ekonomi të zhvilluar, pas për t’ia shtypur frerin së keqes duhet të funksionojë sistemi i drejtësisë dhe siguria të jetë në nivel”, tha Dibrani

Nepotizmi, korrupsioni, krimi i organizuar

Hidromorava

Sipas Dibranit, Kosova është në krizë më shumë për shkak të një sistemi të kalbur, i cili është bërë imun ndaj së keqes, për të mos akuzuar se është bërë edhe vetë pjesë e së keqes, e cila ka lulëzuar në të gjitha anët. Tutje, Dibrani ka rikujtuar një proverb popullor, i cili siç tha na mëson se “peshku kalbet nga koka”, teksa e keqja e vendit tonë janë pa dyshim Qeveria dhe bordet apo drejtoritë përcjellëse, të cilat e kontrollojnë funksionimin e Qeverisë, ndërsa, sipas tij, në anën tjetër, vendi ynë po vuan nga e keqja që e ka kapluar Qeverinë. “Kjo pasi në qeveri i kemi nepotizmin, korrupsionin, krimin e organizuar, prandaj çfarë mund të presim nga institucionet e tjera, nga drejtoritë dhe bordet që menaxhohen nga Qeveria, ose nga organizata joqeveritare, të cilat monitorojnë punën e Qeverisë, të cilat më sa duket nuk janë të pavarura, sepse reagimi dhe kritikat e tyre më shumë duken si një harmoni e marrëveshjes në mes tyre dhe Qeverisë sesa të kenë atë pavarësinë që e proklamojnë, e cila për fat të keq nuk gjendet as te prokuroria, sikurse pak ka dallime në mes të pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. D.m.th. pavarësia institucionale në Kosovë është vetëm ajo që shkruhet në letër, sepse në praktikë realiteti e ka dëshmuar të kundërtën”, ka thënë ai.

Por, Dibrani mendon se Kosova është një vend që ka ditur të kopjojë ligje të mira dhe ato t’i diskutojë dhe t’i miratojë në Parlament, derisa po ashtu në Kosovë mund të dëgjojmë siç tha se jemi shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë, por në praktikë po dëshmohet e kundërta, qoftë me nivelin e drejtësisë, me sistemin e arsimimit dhe sigurinë, e cila kryesisht është në pus pa fund.

Politika ndikon në emërimet në drejtësi

Deputetja e opozitës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, thotë se kërkesë e çdo Raporti të Progresit, por edhe të gjitha raporteve të tjera ndërkombëtare e vendore, ka qenë dhe është që politika të qëndrojë larg gjyqësisë dhe prokurorisë, si dhe sistemit juridik në përgjithësi, por në fakt, sipas saj, është krijuar një praktikë e keqe, ku këto institucione të pavarura po udhëhiqen ose po diktohen nga njerëzit që merren me politikë. “Këtë e shohim edhe nga vetë emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku ekskluzivisht është e përzier partia dhe njerëzit që udhëheqin këto dikastere kaq të rëndësishme, që gjithmonë emërohen njerëz politikë, ata që i shërbejnë politikës, pra në fakt ata që i shërbejnë pushtetit, derisa të njëjtit edhe shfrytëzohen për nevojat e pushtetit, ndërsa në momentin kur nuk u shërbejnë më pushtetarëve kemi parë se të njëjtit largohen në forma të ndryshme”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” deputetja e opozitës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj.

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, mendon se në letër në fakt janë të ndara edhe ekzekutivi nga legjislativi, si dhe nga organet gjyqësore, por për fatin e keq në praktikë nuk është ashtu dhe kjo, siç tha, jo vetëm në këtë rast, pasi edhe në raste të tjera përzierja në punët e ndara të njëri-tjetrit e ka përcjell Kosovën që nga paslufta, e veçanërisht vitet e fundit, ku tashmë është thënë edhe në opinion ndërhyrja e politikës në organet e drejtësisë si shtyllë e ndarë e shoqërisë. “Andaj, kjo praktikë natyrisht që e pengon zhvillimin e demokracisë, por edhe vendosjen e ligjit dhe rregullit në shtet, në këtë rast kur kemi parasysh se organet e drejtësisë duhet të merren me dukuritë devijuese, duke përfshirë edhe krimin e organizuar që jo rrallëherë është e implikuar edhe politika në të”, ka spikatur ai për gazetën “Kosova Sot”.