HW

Departamenti Amerikan i Shtetit: Korrupsion endemik në Qeverinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Departamenti Amerikan i Shtetit ka evidentuar nivelin e lartë të korrupsionit brenda Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2016, të cilin e ka quajtur “korrupsion endemik”.

Përmes një raporti të publikuar, nga Departamenti Amerikan i Shtetit – Byroja për Demokraci, Drejta të Njeriut dhe Punë – për zhvillimet në Kosovë gjatë vitit 2016, ka theksuar se niveli i lartë i korrupsionit nuk është evidentuar vetëm brenda qeverisë, por edhe në sektorin privat.

“Korrupsioni endemik në qeveri dhe në sektorin privat u shoqërua me mungesën e dënimit për vepra korruptive, e që mbeti një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për të vazhduar më tej, Departamenti i Shtetit shkruan për dorëheqjen e ish-ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, pas përfshirjes në një afër korruptive.

HW

“Më 18 korrik, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani dha dorëheqjen pas padisë së ngritur ndaj tij në lidhje me një rast të korrupsionit në sektorin shëndetësor. Më 15 qershor, Ministri Agani është akuzuar së bashku me 63 persona të tjerë (duke përfshirë këtu edhe 44 mjekë) në të ashtuquajturin ‘Rasti Stenta’”, thuhet në raport.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e cilëson të paefektshëm përpjekjet për luftimin e korrupsionit nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të tjera të shtetit.

“Qeveria ka hetuar abuzimet dhe korrupsionin, edhe pse mekanizmat për ta bërë këtë nuk ishin aq efektive në të gjithë vendin”, shkruhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përcjell Gazeta Online Insajderi.

Në këtë raport theksohen edhe disa aksione të përbashkëta të kryera nga Policia e Kosovës dhe misioni i EULEX-it kundër krimit të organizuar. /Insajderi.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.