Denoncohet shqiptari, ka sjellë ilegalisht tetë bashkatdhetarë në Gjermani

Siç u zbulua nga hetimet e mëvonshme, shoferi 40-vjeçar shqiptar i kishte sjellë pasagjerët e tij nga Belgjika dhe do t`i transportonte tutje, në Shqipëri.

Të dielën, më 18 dhjetor 2022, pak pas mesnate, hetuesit nga policia kufitare Pfronten kanë kontrolluar një furgon që po shkonte drejt jugut. Në automjetin në fjalë janë gjetur gjithsej nëntë persona, transmeton albinfo.ch. Të gjithë personat vinin nga Shqipëria.

Tetë nga nëntë personat kishin tejkaluar lejen e qëndrimit afatshkurtër dhe për këtë arsye ndodheshin ilegalisht në Gjermani, shkruan allgaeuhit.de.

Siç u zbulua nga hetimet e mëvonshme, shoferi 40-vjeçar shqiptar i kishte sjellë pasagjerët e tij nga Belgjika dhe do t`i transportonte tutje, në Shqipëri. Tashmë drejtuesi i mjetit po hetohet për kontrabandë, përcjell albinfo.ch. Pasagjerët janë denoncuar për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm dhe janë liruar pasi policia kishte trajtuar çështjen e tyre.

Ata duhej të largoheshin menjëherë nga Gjermania.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS