Denoncimi i rëndë: Ja ‘lufta’ e tmerrshme që po e shkatërron Kosovën

Krimi dhe korrupsioni po vazhdon të jetë top skandal në shoqërinë e re kosovar, për gjithë këto 20 vite pas lufte dhe…

Analisti politik, Dardan Grapci, duke përcjellë betejën e ashpër të grupacioneve politike për pushtet, që nuk po zgjedhin rrugë dhe mjete për të provuar që të zënë vend në kapjen e shtetit të varfër e të brishtë të Kosovës, vlerëson se krejt kjo luftë po bëhet për të kontrolluar dhe zhvatur pasurinë publike në emër të kinse kontributit, që shumica dërmuese e tyre paskan dhënë në çlirimin e vendit, kurse qytetarët aksidentalisht ju kanë besuar dhe i kanë votuar që të bëhen pjesë e pushtetit.

“Është e tmerrshme se si po bëhet tani kjo luftë për pushtet, luftë që kryesisht dominohet nga politikanët Kosovar të cilët gabimisht ne si popull i kemi futur me votën tonë aty brenda Qeveris, duke menduar që si ish-ushtar të UÇK-s, do e japin maksimumin për rregullimin dhe përmirësimin e gjendjes sociale, ekonomike, shëndetësore, të punësimit, arsimit etj, për ta nxjerr vendin nga ajo gjendje e tmerrshme në të cilën na ka lënë mbrapa Serbia okupatore me dekada të tëra. Por si duket ne që në fillim kemi gabuar që ju kemi besuar dhe i kemi votuar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo shtresë pushtetarësh të pas luftës, në vend se të bëhen ndërtues të shtetit të ri, u bënë shkatërrues dhe uzurpator të shtetit.

Lexoni edhe:
Analiza e fortë: Ja skema e re e koalicionit pas zgjedhor, vjen paralajmërimi i tmerrshëm…

“Ata vetëm e kapën shtetin dhe kështu u pa se ne kemi gabuar që ju kemi besuar, kurse sot kjo shtresë pushtetarësh u bë si një virus që s’ka kush që ia gjen ilaçin për ta shëruar dhe pastruar, sepse krimi dhe korrupsioni po vazhdon të jetë top skandal në shoqërinë e re kosovare për gjithë këto 20 vite”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, është tragjike për qytetarin kur një shtresë çlirimtarësh të deklaruar punojnë për kapjen, zhvatjen dhe shkatërrimin e bazamentit të shtetit, gjë që po ndodhë në këtë realitetin tonë të zymtë politik e institucional.

Lexoni edhe:
“Ky është një rast unik”, ndizet alarmi për 6 tetorin

“Për 20 vite këta pushtetar e këta “çlirimtar” vetëm e kanë vjedhur popullin, për 20 vite i kanë shkatërruar të gjitha asetet e Kosovës duke i privatizuar për interesat e tyre kriminale të pasurimit dhe jo për zhvillimin e shtetit dhe rritjen e punësimit. Kjo pasuri shtetërorë ka rënë në duart e disa oligarkëve të inkriminuar duke iu shitur “biznesmenëve” të gabuar, madje shumica prej tyre biznesmen edhe kanë qenë viktimë e Serbisë, por ata mashtruan pas luftës dhe në vend që ta zhvillojnë vendin e ta ndihmojnë qytetarin ka ndodhur e kundërta, e kanë gjunjëzuar qytetarin duke e detyruar që për një copë buke të kërkoj fatin e tij të jetës duke ikur edhe jashtë vendit”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Në një gjendje të tillë, Grapci thotë së asnjëherë nuk kemi pasur drejtësi të pavarur, madje as në tentativë që të ndërtohet si e tillë.

Lexoni edhe:
Donika Gërvalla pjesë e listës për deputete, ja pozita e lartë që e pret nëse LDK fiton zgjedhjet

“Për 20 vite gjyqësori ka punuar vetëm për pushtetin, duke e shkelur ligjin, duke i thyer rregullat e Kushtetutës, duke e fyer betimin që e kanë dhënë si gjykatësit edhe prokurorët, edhe avokat dhe të gjithë mbrojtësit e deklaruar ndaj të drejtave të qytetarit, kurse krejt, duke u kthyer ku sistem i “drejtësisë” në armik ndaj qytetarit ngase i keqi dhe krimineli shpëton nga burgu kurse jo rrallë herë edhe viktima ndodhë të dënohet”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij mafio-oligarkët e kanë kapur shtetin dhe po e mbajnë të kapur, pasi ne si qytetarë ju kemi dhënë lirinë e tepërt dhe nuk po ngrihemi kundër tyre.

Lexoni edhe:
“Nëse nuk pastrohen listat zgjedhore, shumë e lehtë të votohet në emër të personave të vdekur”

“E mafio-oligarkët po bëjnë çka të duan, sepse ne po heshtim, po i mbyllim sytë, po bëhemi indiferent ndaj së keqes, prandaj mendoj se ka ardhur koha që qytetarët të zgjohen nga ky gjumë i thellë, ta thyejnë heshtjen, dhe mos të kenë frikë por ti kundërshtojnë ata”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas tij, edhe kallëzimet e shumta kriminale të denoncuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në sirtarët e arkivave të prokurorive e të gjykatave, sepse ato janë bërë nga qytetar të ndershëm, prandaj nuk trajtohen por mbulohen me pluhur.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).