ARKATANA

Dënohet për vjedhje: Kërkon vet që ta dëbojnë në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra”

Shumë nga të huajt të cilët dënohen për vepra të ndryshme penale, frikë më të madhe se sa nga vuajta e dënimit kanë nga masa e dëbimit në vendin e prejardhjes, që u shqiptohet paralelisht. Por, një kosovar 21 vjeçar, duket se bën përjashtim.

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit

Siç shkruan Luzerner Zeitung, kosovari i ri nga kanton i Schwyz, është dënuar me 36 muaj burg për delikte të ndryshme, kryesisht vjedhje gjësendesh dhe parash në vetura. Ai është rritur kryesisht nëpër shtëpi strehimi ndërsa gjatë vitit 2015 ka vjedhur në disa raste nëpër garazhe në lokalitete të ndryshme të Kantonit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. ai depërtonte në garazhe dhe nga veturat e pambyllura vidhte portofola me para brenda, letërnjoftime, kartela krediti dhe gjësende tjera me vlerë.

Eco Higjiena

Me kartela pastaj provonte të nxirrte para nga automatet bankare pasi që ua gjente kodet përkatëse në kuletat e vjedhura. Në këtë mënyrë ai ia ka dalë që të përvetësojë mbi 4300 franga nga kontot e huaja.

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash unë dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit “, ka thënë ai para gjyqit. Dhe Gjykata Penale e dënoi atë me heqje lirie 36 muaj dhe një gjobë prej 3000 frangash, transmeton albinfo.ch. Pas vuajtjes së dënimit, ai, ashtu siç dhe ka shprehur dëshirën, do të dëbohet. Megjithatë i riu ka shpërthyer në zemërim kur e ka dëgjuar vendimin për dënim me burg!

http://www.albinfo.ch/denohet-per-vjedhje-kerkon-vet-qe-ta-debojne-ne-kosove/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.