United Hospital

Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për vrasjen e dyfishtë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ky dënim i shqiptohet atij për veprën penale vrasje të rëndë ndërsa ai përmes mbrojtjes kishte atakuar vendimin e shkallës së parë.

Në gjykimin e shkallë së dytë që është zhvilluar sot para Gjykatës së Lartë të Cyrihut, vrasësit të dyfishtë nga Pfäffikon-i, Shani S., i është konfirmuar dënimi me burg të përjetshëm. Ky dënim i shqiptohet atij për veprën penale vrasje të rëndë.

Ndërsa ai përmes mbrojtjes kishte atakuar vendimin e shkallës së parë (Gjykatës së Qarkut, Pfäffikon), duke kërkuar ulje të dënimit gjegjësisht dënim për vrasje me paramendim, i cili tërheq dënim më të ulët.

Shani S., një shqiptar sot 62 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Pfäffikon të Cyrihut kishte vrarë në gushtin e vitit 2011 bashkëshorten dhe shefen e entit social që kujdesej për familjen e tij. Ai e kishte pritur të shoqen kur ajo po shkont në pauzë të drekës gjatë orarit të punës dhe ke ishte vrarë nga afërsia me revole.

FIDANISHTJA

Menjëherë pas kësaj Shani S. ishte drejtuar në zyrën e drejtueses së entit për punë sociale, të cilën po ashtu e kishte qëlluar në kokë nga afërsia e drejtpërdrejtë, shkruan nzz.ch. Vrasjen e dytë, sipas shpjegimit të tij, e kishte bërë me “arsyetimin“ se ajo i kishte caktuar një shumë të ulët të ndihmave sociale. Veç kësaj, ajo po e mbështeste gruan e tij në përpjekjet e saj për sjellje më të pavarur ndaj tij. Vrasësi kishte pretenduar se e shoqja po e kërcënonte për ta braktisur.

Shani S. prej vitesh jetonte nga ndihmat sociale dhe ishte i njohur për policinë për sjelljet e dhunshme ndaj gruas e fëmijëve të tij. Në ditën e gjykimit ai nuk ka shprehur keqardhje për vrasjen. E gjithë ajo që ka thënë është: “Nuk ka qenë i gjithë faji i imi”.

Vrasja e dyfishtë në Pfäffikon pati bërë jehonë të madhe në gjithë mediet e Zvicrës dhe që nga koha kur ajo ka ndodhur vazhdon të merret si një rast i rëndë i shpërthimit të energjisë kriminale të dorasit.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.