HW

Dënohet me 7 vjet burg shqiptari për tentimvrasje në konfliktin “e denjë për film”

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Trupi gjykues konsideron se si motiv për të shtënat në lokalin Champion-Bar në Winterthur ka shërbyer një pazar i pasuksesshëm i drogës në mes të dy personave të përfshirë.

Madje edhe vet gjyqtari kryesor e ka cilësuar si “të denjë për film” skenën që kishte ndodhur më 3 prill 2012 në Winterthur. Një shtetasi të Shqipërisë, 48 vjeçar, të padënuar më parë, Gjykata e Qarkut në Winterthur ia ka shqiptuar 7 vjet burg efektiv për tentim vrasje, shkelje të kualifikuar të ligjit mbi lëndët narkotike dhe të ligjit mbi armëmbajtjen, shkruan nzz.ch.

Ai është dënuar për skenën e përmendur, në të cilën kishin shkëmbyer të shtëna nga revolet ai dhe Hasan Berisha, më i vjetri i vëllezërve Berisha, të njohur për rënien ndesh me ligjin. Disa prej tyre janë në burg ose të deportuar në Kosovë. Vetë Hasani është dënuar në një proces të veçantë me tetë vjet e gjysmë burg.

48 vjeçari është liruar “in dubio pro reo” (në rast dyshimi, në favor të të gjykuarit) sa i përket tentimvrasjes së të birit të Hasan Berishës, për çka e ngarkonte fillimisht prokuroria, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se nuk ekziston asnjë burim i pavarur që do ta dëshmonte praninë e djalit të Hasanit në lokal, në momentin kur i gjykuari ka qëlluar me armë në drejtim të Hasan Berishës.

HW

Në këtë qërim hesapesh, Berisha kishte pësuar plagë në pjesën e sipërme të krahut ndërsa kundërshtari i tij kishte shpëtuar i pa lënduar. Për këtë arsye, Berisha kishte marrë një kompensim prej 2000 frangash ndërkohë që kërkesa e tij për 4500 franga si kompensim për të birin ishte hedhur poshtë.

Trupi gjykues konsideron se si motiv për të shtënat në lokalin Champion-Bar në Winterthur ka shërbyer një pazar i pasuksesshëm i drogës në mes të dy personave të përfshirë. I gjykuari i sotëm kishte blerë nga Hasan Berisha 250 gramë heroinë me vlerë prej 9000 frangash dhe nuk ia kishte paguar. Kjo ka bërë që ata të fillojnë sherrin që ka kulmuar me të shtëna armësh dhe me plagosje.

Trupi gjykues u ka besuar dëshmitarëve, sipas të cilëve shtetasi shqiptar ka qenë i pari që ka nxjerrë revolen dhe e ka drejtuar nga Berisha. Mirëpo Berisha ka shtënë i pari, madje në momentin kur kundërshtari i tij ia kishte kthyer shpinën, përcjell albinfo.ch. Kështu, ky i fundit ka kërkuar mbrojtje mbrapa një veture dhe ishte gjetur me të vërtetë në pozitën e mbrojtjes së detyruar. Por fakti se ai ka qenë i pari që e ka nxjerrë revolen dhe me këtë e ka përshkallëzuar gjendjen e bën fajtor edhe atë aq sa veprimi i tij të mos konsiderohet ekses i padënueshëm në vetëmbrojtje.

http://www.albinfo.ch/denohet-me-7-vjet-burg-shqiptari-per-tentimvrasje-ne-konfliktin-e-denje-per-film/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.