HW

Dënohet me 22 vite burgim Darko Tasiq, për krime lufte në Krushë të Vogël

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

I akuzuari për krime lufte, Darko Tasiq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ndaj Tasiq u shqiptua dënimi unik prej 22 vite burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, për pikën e parë të aktakuzës Tasiq u dënua me 7 vite burgim, kurse për atë të dytën me 16 vite burgim. Ndaj tij më pas u shqiptua dënimi unik, në kohëzgjatje prej 22 vite burgim.

Lidhur me këtë rast, edhe sot qytetarë të Krushës së Vogël kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prizren, ku kanë kërkuar dënim të lartë për të akuzuarin.E pas shpalljes së aktgjykimit ka pasur edhe përleshje në mes të protestuesve dhe zyrtarëve policor, pasi këta të parët kërkon dënim më të lartë për të akuzuarin Tasiq.

FIDANISHTJA

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së PSRK-së, me të cilën i akuzuari Darko Tasiq, akuzohet se gjatë muajit mars 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të Komunës së Prizrenit.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv. /BetimipërDrejtësi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.