Uji Dea

Dënohet mafia kosovare në Zvicër, i pari dënohet me tetë vjet burg

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Grupi akuzohet edhe për transportimin e qindra kilogramëve heroine nga Amerika Latine në Zvicër, si dhe qindra kilogram marihuane nga trojet shqiptare në Zvicër.

E Shtunë, 6 Tetor 2018 – 18:00 albinfo.ch
Tre kosovarë dhe një italian janë dënuar me burg nga Gjykata La Chaux-de-Fonds NE . Ata u shpallën të fajshëm se në intervalin kohor 2011 deri 2015 kishin shitur sasi të konsiderueshme kokaine dhe marihuane në Zvicër, shkruan nauch.ch.

Kryesori i grupit, një 51 vjeçar kosovar u dënua me tetë vjet burg, kurse prokuroria kishte kërkuar dënim prej 15 vjetësh. Kosovari i dytë u dënua me 33 muaj burg, kurse i treti me një vit heqje lirie. Italiani i cili dispononte restorantin ku bëheshin allishverishët u dënua me kusht për dy vjet, përcjell albinfo.ch.

KKVITI