Uji Dea

Dënohet kryeshefi i PTK-së për konflikt interesi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Agjencia Kundër Korrupsionit mirëpriti aktvendimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë për dënimin me 2000 euro gjobë drejtorin e PTK , Ejup Qerimi, pasi e gjeti fajtor për mosshmangien e konfliktit të interesit, përkundër shumë vërejtjeve të cilat ia kishte bërë Agjencia Kundër Korrupsionit.

Që nga shkurti i këtij vitit, kur Qerimi është zgjedhur në funksionin e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, ishte në pozitën e konfliktit të interesit, ngase ushtronte edhe funksionin e anëtarit të Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale.

Uji Dea

Duke u mbështetur në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, Agjencia pati marrë vendim se ushtrimi i këtyre dy funksioneve ishte situatë tipike e konfliktit të interesit. Edhe përkundër shumë përpjekjeve të AKK-së që ta bindë Qerimin për t’iu shmangur situatës së tillë, ai nuk pati shprehur gatishmërinë që ta respektojë ligjin dhe si rrjedhojë AKK e adresoi rastin në Gjykatën Komunale në Prishtinë, si dhe i ka bërë kërkesë anëtarëve të Bordit të PTK-së që të marrin masat e nevojshme drejt shkarkimit të tij.