HW

Dënohet kosovari, mashtron me 190.000 franga pensionisten zvicerane

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve në Lucern, e ka dënuar 55 vjeçarin me burg 15 muaj me kusht, në një kohë provuese prej dy vitesh.

Një zvicerane 75 vjeçare i ka dhënë shqiptarit 55 vjeçar nga Kosova, rreth 190.000 franga. Të gjitha këto ia kishte huazuar «dashnorit» të saj 20 vjet më të rinj për t`i ndihmuar në tejkalimin e «problemeve të tij shëndetësore» dhe për ta ndihmuar në planet e tij për të blerë patundshmëri në Kosovë.

Ai, gjithsesi, i ka premtuar se do t`ia kthente paratë dhe do t`i kushtonte më tepër kujdes asaj në të ardhmen, shkruan, zentralplus.ch Por ai ka mbajtur fshehur para saj faktin se ai është i martuar, i papunë dhe kam mbi kokë mbi gjysmë milioni franga borxh.

Trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve në Lucern, e ka dënuar 55 vjeçarin me burg 15 muaj me kusht, në një kohë provuese prej dy vitesh, transmeton albinfo.ch. Këtë dënim e ka marrë për disa akte abuzimi të besimit, pasi që është konstatuar se ai edhe më parë ka bërë disa mashtrime me kartela bankash. Por, kosovari është shpallur i pafajshëm sa i përket akuzës për mashtrim të shumëfishtë, kështu që dënimi ka rezultuar më i butë se sa ishte kërkuar nga akuza. Moralisht kjo çfarë ka bërë ai mund te jetë problematike por nuk mund të sanksionohet si mashtrim në kuptimin juridik.

Mobi Casa

Ai e kishte mashtruar pensionisten zvicerane duke i thënë se në Kosovë do të blente patundshmëri me çmime të volitshme, të cilat pastaj do t`i shiste më shtrenjt. Në këtë mënyrë ai përveç që do t`i zgjidhte problemet e tij financiare do të arrinte që në një kohë të shkurtë t`ia kthente asaj paratë e huazuara, përcjell albinfo.ch. Por, në vend të të gjitha këtyre, ai i çonte paratë nëpër kazino dhe e shtonte jetën me paratë e plakës. Kosovari, tashmë ia kishte pranuar asaj para gjyqit se ia kishte borxh 140 mijë franga të cilat ishte zotuar t`ia kthente. Po ashtu edhe shpenzimet procedurale prej 4000 frangash duhet t`i paguante ai.

Ndërsa sa u përket 50 mijë frangave të mbetura, e dëmtuara mund të iniciojë një procedurë civile për t`i siguruar ato. Por në fakt është pikëpyetje e madhe se do t`i shohë ato para pasi që ish «dashnori» i saj nuk zotëron as pasuri dhe as leje të vlefshme qëndrimi në Zvicër.

Ai ka thënë para gjykatës se në tëe vërtetë ai është i mashtruari në këtë mes. Kjo pasi që gjatë tregtisë së tij me patundshmëri në Kosovë është mashtruar nga shitësit.

Dënimi ende nuk është i plotfuqishëm./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.