Mobi Casa

Dënohen trafikantët

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata e Qarkut në Gjilan e ka dënuar me dy vjet e tetë muaj burgim Shefket Kryeziun, për trafikim me qenie njerëzore dhe me 8 muaj Mevlud Sermaxhajn, për shfrytëzim të shërbimeve seksuale.

Gjykata e Qarkut në Gjilan e ka dënuar me dy vjet e tetë muaj burgim Shefket Kryeziun për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”. Kurse Mevlud Sermaxhajn (1957), edhe ky nga Gjilani, është dënuar me tetë muaj, për “Shfrytëzim të shërbimeve seksuale”.

Eco Higjiena

Prokurori i Qarkut, Afrim Shefkiu, në maj 2012, kishte ngritur aktakuzë kundër Kryeziut, nën dyshimin e bazuar se që nga muaji tetor 2011 e deri më 12 maj 2012, në mënyrë të vazhdueshme e ka trafikuar të dëmtuarën A. S. e cila në fillim ishte e mitur.

Trupi gjykues, i udhëhequr nga Hasan Sadiku i dënoj dhe shpalli fajtor me burgim dy të akuzuarit derisa prokurori dhe mbrojtësit paralajmëruan ankesë kundër aktgjykimit./rajonipress/