United Hospital

Dënohen pesë shqiptarë për hajni

/ 2 minuta lexim
HW

Në nëntor të vitit të kaluar, veprimet e tyre kishin marrë fund, pasi hetuesit në bashkëpunim me autoritetet tjera. Tani pesë prej tyre janë dënuar, kurse ndaj të gjashtit hetimet janë duke vazhduar.

Pesë nga gjashtë shqiptarët të cilët kishin kryer një seri vjedhjesh nga gushti deri në nëntor të vitit të kaluar janë dënuar nga Gjykata në Bon, shkruan ‘rundschau-online.de’.

Sipas shkrimit, ata ishin hajdutë mjaft të speciliazuar dhe kishin kryer një seri vjedhjesh. Ata kishin hyrë në shumë apartamente, derisa shpesh viktimat ishin duke fjetur, përcjell albinfo.ch.

Por, në nëntor të vitit të kaluar, veprimet e tyre kishin marrë fund, pasi hetuesit në bashkëpunim me autoritet tjera, kanë arrestuar shqiptarët. Gjashtë shqiptarë 20-44 vjeç kishin jetuar kryesisht në mënyrë paligjshme në Gjermani.

Mobi Casa

Tani pesë prej tyre janë dënuar, kurse ndaj të gjashtit hetimet janë duke vazhduar. Dy nga vjedhësit ishin vëllezër. Vëllai i madh 33-vjeçar kishte marrë pjesë në nëntë raste të vjedhjes dhe u dënua me katër vjet e dhjetë muaj, kurse vëllai i tij 21-vjeçar, u dënua me tre vjet.

Kushëriri i tyre, si 20-vjeçar u dënua me tre vjet, pasi kishte marrë pjesë në katër vjedhje. Hajduti i katërt ka marrë pjesë në gjashtë raste të vjedhjes, dhe 25-vjeçari është dënuar me tre vjet e dhjetë muaj burg.

I pesti kishte ndihmuar në dy raste si kujdestar, për përdorim të kartelave false të identitetit është dënuar me dy vjet.

http://www.albinfo.ch/denohen-pese-shqiptare-per-hajni/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.