United Hospital

Deniza Limani tregohet e suksesshme edhe në Gjilan, themelon Kuvendin e të rinjëve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi i të rinjëve të Kosovës që udhëhiqet nga gjilanasja Denisa Limani ka themeluar Kuvendin dhe ka zgjedhur 35 asamblistëve të saj edhe në Gjilan. Deniza Limani tha se për gjashtë vite të aktivitetit të tyre kanë qenë zëri dhe fuqia e rinisë kosovare. Ju tani e tutje keni ku të mbështeteni dhe keni ku të adresoni problemet dhe rekomandimet e juaja tha ajo para asamblistëve të rinj gjilanas Limani.

Të hënën edhe zyrtarisht në Gjilan është themeluar dhe mbajtur Kuvendi i të rinjëve të Kosovës (KRK) që aktualisht udhëhiqet nga gjilanasja Deniza Limani.

Kuvendi i të rinjve pritet t`i ketë 35 deputet të rinj derisa Deniza Limani tha se për këto gjashtë vite kanë arritur të jenë zëri dhe fuqia e rinisë kosovare. “Kemi zhvilluar aktivitete nga më të ndryshmet dhe gjithnjë në interes të të rinjëve. Jemi gjithnjë pranë problemeve rinore dhe jemi gjithashtu këtu për të zgjidhur dhe avancuar punën e juaj” tha Limani.

Duke folur për qëllimin dhe synimet e KRK Deniza Limani tha se për gjashtë vite kemi qenë të pranishëm me punë vullnetare rinore, mobilizim i jashtëzakonshëm i të rinjëve. Ne do të jemi zëri mbështetës në të gjitha zhvillimet rinore që do të ndodhin në Gjilan e Kosovë” tha Limani.

Eco Higjiena

Sipas Limanit e tërë puna e mirë që është zhvilluar në KRK është bërë falë aktiviteteve të përkushtuara që kanë bërë në të gjitha komunat Kuvendet Rinore dhe përfaqësuesit e tyre.

Këtë eveniment të rëndësishëm të të rinjëve e ka përshëndetur edhe Valentina Bunjaku Rexhepi e cila tha se Gjilani ka arsye të ndihet krenar sepse ka një rini të shëndoshë dhe plotë gjallëri.”Unë do ju mbështes me të gjitha aktivitetet e juaja të cilat janë në interes të të rinjve gjilanas” u zotua Bunjaku.

Kurse Rexhep Kadriu nënkryetar tha se me këto kuvende rinore ju të rinjtë gjilanas do të keni mundësi të jeni pjesë e proceseve vendimmarrëse.”Do ju mbështesim edhe me aktivitete dhe me rekomandimet e juaja” tha Kadriu.

Kuvendi i të rinjëve po i vazhdon punimet ku pritet dhe të zgjidhet kryetari i këtij mekanizmi rinor për Gjilanin. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.