Hidromorava

Dënimi i parë për dhunim si krim lufte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për herë të parë në Kosovë, dy persona janë dënuar për dhunimin e një 16 vjeçareje gjatë luftës duke e trajtuar veprën e tyre si krim lufte.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të EULEX-it, por në atë komunikatë nuk është dhënë asnjë detaj se për kë bëhet fjalë.

Njoftimi thotë se prokurori i rastit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit.

FIDANISHTJA

“Të pandehurit kryen një krim të rëndë lufte kundër një femre të cënueshme civile të moshës 16 vjeçare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e EULEX-it.

“Të dy të pandehurit në këtë rast u dënuan për dhunim si krim lufte, duke e bërë këtë vendimin e parë të këtij lloji në Kosovë. Derisa u desh shumë kurajë për të gjithë dëshmitarët e prokurorisë që të japin dëshmi, për viktimën e dhunimit kjo ishte edhe më e vështirë. Gjatë gjithë procedurës identiteti i saj ishte i mbrojtur dhe ajo u lejua të japë dëshmi në gjykim të mbyllur. Prokurori shpreson që ky dënim do t’i inkurajojë femrat dhe meshkujt e tjerë të guximshëm të flasin për dhunën seksuale të cilën e kanë përjetuar gjatë luftës, pavarësisht kush ishin kryesit e këtyre akteve dhune”, thotë në fund komunikata e misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.