RCCOLA

Dënimet dhe arrestimet e mjekëve nuk e zbehin punën në spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi thotë se arrestimet dhe dënimet e mjekëve vetëm sa e rrisin përgjegjësinë e tyre profesionale në punë. Askush nuk do të tolerohet e në veçanti ata që shkelin etikën e mjekut thotë Latifi.

Dënimi me 1 vit burg i shqiptuar ndaj ish drejtorit të spitalit të Gjilanit Xhavit Hajdarit dhe masa e dytë që për dy vite mos të ushtrojë punën e mjekut, pastaj dënimi i dr. Elez Elezit, marrja në pyetje e ish drejtorit klinik Zijadin Hasanit si dhe arrestime e procedura tjera që po zhvillohen ndaj mjekëve të spitalit , nuk kanë “ndikuar” në punën profesionale dhe menaxheriale të këtij institucioni shëndetësor.

Fundamenti

Drejtori i spitalit dr. Abdylatif Latifi tha për rajonipress se këto arrestime janë të shëndetshme dhe i bëjnë mirë mjekëve. “Këto dënime dhe arrestime vetëm sa e rrisin përgjegjësinë në punë dhe nuk e kanë zbehur punën tonë profesionale që të jemi në shërbim të pacientëve” tha Latifi.

Latifi thotë se të gjithë mjekët janë paralajmëruar me kohë se nuk do të lejohet të shkelet etika e mjekut, në veçanti nuk do të ketë tolerime kur në pyetje është shëndeti i pacientit. “Aktualisht kemi pak ankesa të pacientëve për mos punën e mjekëve dhe si duket janë pikërisht arrestimet e fundit ato që e kanë rritur kujdesin dhe përgjegjësinë e mjekëve ndaj punës dhe profesionit” tha Latifi./rajonipress/