UBT

Dënime ndryshe për faqezinjtë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Naser Sertolli – Çfarë duhet të bëjnë organet e drejtësisë kur një person kapet për kryerjen e një vepre, të njëjtë ose të ngjashme, për çfarë së paku një herë është dënuar me vendim gjykate? Sigurisht, për secilën vepër të dënueshme ekzistojnë edhe masat adekuate, dhe ato zbatohen. Mirëpo, jo gjithherë këto masa kanë qenë të mjaftueshme, ose e kanë arritur efektin e duhur. Prandaj, nuk do të ishte keq që, në një të ardhme jo të largët, të shqyrtohet mundësia e një rishikimi të krejt sistemit të masave ndëshkuese.

Sepse, janë disa dënime që ndonëse shqiptohen, janë të buta e të papërshtatshme për disa vepra të caktuara.

Ta zëmë, nëse policia ka zënë “me presh në dorë” një vjedhës xhepash, recidivist, masat ndëshkuese ndaj tij janë standarde. I ndaluari e vuan dënimin dhe lirohet. Gjithçka në rregull.

Mirëpo, janë disa vepra më të rënda, si në aspektin penal ashtu edhe në atë moral, për të cilat dënimi, ta zëmë me disa muaj burgim, nuk është i mjaftueshëm. Çfarë të bëhet me këso rastesh?

Kemi qenë dëshmitarë që X persona janë dënuar për keqpërdorim detyre, për abuzim me paranë publike e të tjera, dhe pasi kanë vuajtur dënimin për veprën të cilën gjithmonë e kanë mohuar, janë rikthyer në vendin e punës dhe kanë vazhduar të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Por, situata është krejt e ndryshme në rastet kur, për shembull, një individ është dënuar për një vepër të ulët moralisht, sikur dhunimi, marrëdhëniet ose ngacmimi seksual i ndonjë të mituri. Akoma më keq bëhet kur dhunuesi është dikush që do të duhej të ishte shembull i sjelljes, i moralit, i gjithçkaje. Pra, kur ai është një mësimdhënës, i cili ka abuzuar me nxënësit e tij.

FIDANISHTJA

Dhe, nga tri këso rastesh, pra me akuza kundër mësimdhënësve që kanë keqpërdorur nxënësit e tyre, të cilat u bënë publike javën e kaluar, së paku njëri prej tyre u kuptua se për vepër të ngjashme pedofilie ishte dënuar edhe vite më parë.

Në këso rrethanash del në pah se dënimi i aplikuar ndaj tij dhe secilit tjetër që ka kryer vepër të njëjtë ka qenë ose i butë, ose jo i mjaftueshëm sa për ta bindur që të mos e përsërit veprën për të cilën është shpallur fajtor.

Prandaj, për këso veprash dhe të ngjashme ndryshimi i masave ndëshkuese është më se i domosdoshëm. Sepse, për kriminelë të tillë nuk është i mjaftueshëm vetëm qëndrimi për ca kohë në qeli.

Ndaj njerëzve të tillë duhet shqiptuar edhe dënime të tjera. Edhe dënime morale. Duhet që, siç thotë populli, “t’u qitet faqja e zezë”. Dhe, emrat e këtyre mësimdhënësve faqezinj, të cilët iu bashkuan hallkave të zinxhirit të të këqijave të pafundme të këtij vendi, duhet të gdhenden në pllakën e turpit.

Përveç dënimeve siç e parasheh ligji, ata meritojnë edhe më shumë. Duhet t’u ndalohet përjetësisht puna me fëmijë, ose me nxënës. Përjashtimi ose suspendimi nga puna (ani me pagesë, siç u vendos ndaj njërit – demek deri në sqarimin e plotë të rastit), është një ndëshkim që nuk i dekurajon ata. Përkundrazi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.