ARKATANA

Dënime më të ashpra për kosovarin dhe të tjerët në procesin e tentimvrasjes me porosi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Porositësi i vrasjes së gruas së vet është dënuar me 16 vjet heqje lirie në vend të 14 viteve sa kishte më parë. Ndërsa kosovarit i është rritur masa e dënimit për tentimvrasje nga 14 në 15 vjet.

Një kosovar, me porosi të një financieri të pasur nga Gjeneva e kishte sulmuar në shkurt të vitit 2012 bashkëshorten e këtij të fundit me thikë nga mbrapa. Por ajo, e plagosur rëndë kishte shpëtuar nga më e keqja. Kjo ka ndodhur në vitin 2012 dhe kosovari si ekzekutues bashkë me porositësin e krimit dhe dy ndihmësit e vet janë dënuar nga Gjykata e Kantonit të Gjenevës, shkruan sda.ch.

Por Gjykata Federale e Zvicrës i kishte hedhur poshtë dënimet e shkallës kantonale si shumë të buta dhe kishte kërkuar kthimin e lëdnës në rigjykim.

Dënimi me 14 vjet burg për financierin e pasur nga Gjeneva i cili kishte porositur një kosovar për t`ia vrarë të shoqen, është shumë i butë, sipas Gjykatës Federale. Sipas gjykatësve nga Lozana faji i bashkëshortit peshon rëndë. Ai, ndërkohë që gruas së tij i bënte dhurata, po planifikonte vrasjen e saj, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, edhe vetë plani për vrasje kishte qenë shumë i ulët, duke qenë se sipas porosisë së tij, vrasja do të inskenohej si një sulm për plaçkitje.

Gjykata Federale ka miratuar akuzën e bërë nga Prokuroria e Gjenevës (që gjykata e Gjenevës e kishte shpërfillur) edhe sa i përket kosovarit. Edhe ai është dënuar me 14 vjet heqje lirie gjë që, sipas Lozanës, është një dënim shumë i butë.

KKVITI

Gjykata e Gjenevës është dashur të shqiptonte një dënim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese, thotë gjykata më e lartë e vendit. Kosovari kishte provuar disa herë brenda disa muajve të bënte sulmin e porositur, transmeton albinfo.ch. Ndërsa edhe dënimet me 9 gjegjësisht 7 vjet burg për dy pjesëmarrës të tjerë në sulm, janë sipas Lozanës, tepër të buta.

Duke ndjekur vërejtjet nga Lozana, Gjykata Kantonale në vendimin e shqiptuar sot ka ngritur masën e dënimit të të katër të akuzuarve. Kështu, porositësi i vrasjes së gruas së vet është dënuar me 16 vjet heqje lirie në vend të 14 viteve sa kishte më parë. Ndërsa kosovarit i është rritur masa e dënimit për tentimvrasje nga 14 në 15 vjet. Njëri nga dy ndihmësit e tij ka marrë 12 në vend të 9 viteve burg ndërsa tjetri, që ka mbajtur lidhjet mes tre meshkujve ka marrë tash 11.5 vjet burg në vend të 7 sa kishte.

Avokati i ndihmësve të kosovarit ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Federale për shkak të dënimeve tepër të ashpra, siç ka thënë ai.

Dënime më të ashpra për kosovarin dhe të tjerët në procesin e tentimvrasjes me porosi