Uji Dea

Dënime deri 5 mijë euro, për produktet pa vula

/ 3 minuta lexim

Të gjitha produktet që janë në shitje, është e obliguar që t`u bëhet verifikimi i cilësisë çdo vit dhe në rast se ato nuk janë të verifikuara, nuk kanë vulën e pastërtisë dhe vulën shtetërore e cila vendoset nga Agjencia e Metrologjisë, për ato produkte, ekziston dënimi deri në 5 mijë euro. Ndërsa, konsumatorët, duhet gjithmonë të sigurohen që produktet të cilat ata blejnë, të kenë këto vulat e verifikimit.

Kështu tha për KosovaPress, Blerim Sokoli, drejtorë i përgjithshëm i metrologjisë, në një aktivitet që është organizuar për testimin e peshorëve të qytetarëve, në kuadër të Ditës Botërore të Metrologjisë.

Tha se ky aktivitet po bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve për të drejtat e tyre lidhur me pajisjet matëse që ata blejnë.

“Këtu është e drejta e secilit konsumatorë, qytetar, që kur të bënë një blerje, të është e sigurt që e ka vulën, është vula e pastërtisë dhe vula shtetërore që vendoset prej metrologjisë. Sa i përket pajisjeve tjera të cilat, të gjitha i kanë, që janë të kontrolluara po flasim, që e kanë vulë n e verifikimin, ku është edhe data e verifikimit, për peshoren për shembull, kjo është obligim çdo vit të bëhet verifikimi,sepse çdo pajisje matëse, mund të prodhohet me kushtet e parapara teknike, por me kohë mund edhe të dëmtohet. Me këtë rast gjithmonë është e paraparë çdo vit të bëhet verifikimi vendoset vula, vendoset data e verifikimit dhe çdo qytetarë mund të jetë i sigurt që ajo peshore ku është matë në këtë rast sa i përket aktivitetit të sodit, të është ajo që e kërkon. Është e ngjashme edhe te pika e shitjeve të karburantet” ,tha Sokoli.
Sokoli tha se në rast se konstatohet që produktet nuk janë të verifikuara dhe nuk kanë vulë, atëherë pason dënime.

Fundamenti

Sipas tij, dënimi për to arrin një vlerë deri në 5 mijë euro.

“Ajo nuk është mandat i metrologjisë, në kuadër të metrologjisë së Kosovës mandati jonë është verifikimi i çdo kërkese që na parashtrohet, mirëpo kjo është në mandatin e inspektoratit dënimet kanë vlera të ndryshme, varësisht prej shkeljes janë dënime të konsiderueshme, flasim deri në 5 mijë euro e di që është sigurt edhe te kontrollimi i cilësisë të metaleve të çmueshme, të stolitë, kështu që dënimet janë të konsiderueshme nëse ka shkelje” tha ai për KosovaPress.
Ndërsa, për aktivitetin e ditës së djeshme, ku ky institucion ka bërë matjen e metaleve të çmuara, e që sipas Sokolit, ka pasur pak raste ku është konstatuar se cilësia e stolive është më e vogël se sa qytetarët kanë blerë.

Thotë se është kënaqësi kur dihet se stolitë janë në shitje të nivelit të saktësisë dhe pastërtisë së metalit të çmuar.

Ndryshe, Agjencia e Metrologjisë, të premten do të vazhdojë me aktivitete tjera, ku do të bëjë matjen e karburantit.