FITORJA

Dënim me burgim për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. Z., duke i shqiptuar dënim prej 4 (katër) vite burgim efektiv. I akuzuari me datën 04.07.2019, në ora 22:55 minuta, në rrugën Uglarë – Malishevë të Komunës së Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes së automjetit të tij, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, sipas rregullave të komunikacionit, i cili më pas humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, kalon në shiritin e majtë të rrugës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetoj, ndërkohë të lënduar kanë mbetur edhe F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.

UBT

Me këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.
Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i drejtimit të automjetit prej 1 (një) viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.