Fundamenti

Dënim me burgim për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. A., duke i shqiptuar dënim prej 8 (tetë) muaj burgim efektiv. I akuzuari gjatë periudhës qershor 2011 deri në shkurt 2015, me dashje të drejtpërdrejt në cilësi të personit zyrtar – analist i kredive në Bankën Private për Biznes në Kamenicë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që ka marr kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre, nënshkruar formular, aplikacione dhe duke i shfrytëzuar dokumentacionet të cilat i ka pas në dosjet e klientëve, me këto veprime i akuzuari ka shkaktuar dëm bankës në shumën prej 120.000,00 Euro (njëqind e njëzet mijë euro).

Me këto veprime i akuzuari A. A., ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

ARKATANA

Gjykata ka pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë të lidhur mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke e gjykuar me tetë muaj burgim efektiv.

Gjykata ka obliguar të akuzuarin që brenda dy viteve të kthej shumën prej 120.000,00 Euro (njëqind e njëzet mijë euro), Bankës Private për Biznes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.