Eko Higjiena

Dënim me burgim për të akuzuarin Nikolla Nojkiq

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Nikolla Nojkiq, duke e i shqiptuar dënim prej tetë (8) muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari Nikolla Nojkiq në gusht të vitit 2015 deri në prill 2017, në cilësinë e drejtorit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Kllokotit, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, në atë mënyrë pa qenë i autorizuar ka bërë pranimin e të hollave prej 14.013,50 euro nga zyrtari B.B., arkëtari B. T. dhe Zh. V., të cilat të holla kanë qenë rrjedhojë e inkasimit të taksave për shërbime komunale, ashtu që shumën prej 3.623,00 euro ka transferuar në llogarinë bankare të komunës, ndërsa nuk e ka dorëzuar shumën prej 10.390.50 euro, duke përfituar për vete dhe duke i shkaktuar dëm komunës për shumën e lartcekur.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit, duke i shqiptuar dënim prej tetë muaj burgim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.