Fundamenti

Dënim i përjetshëm për 67-vjeçarin që vrau bashkëshorten dhe dy gra të tjera

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një burrë 67-vjeçar, i cili e theri me thikë gruan e tij në rrugë publike në Vjenë Faworiten më 20 maj, 2018, të hënën është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata rajonale për vrasje.

E Premte, 21 Dhjetor 2018 – 12:19 albinfo.ch
Vendimi i jurisë ishte unanim. Për shkak të fakteve dhe dosjeve masive relevante penale të të akuzuarit “është pritur dënimini maksimal”, pohoi gjykatësja Eva Brandstetter, shkruan albinfo.ch.

Kur u pyetën nëse e kishte kuptuar vendimin, 67-vjeçari u përgjigj me një heshtje të gjatë para se të pohonte. Pastaj shtoi më tej: “Nuk u dënova pasi e kam kryer këtë akt, por sepse jam shqiptar”. Pyetjes tjetër, nëse ai e pranon aktgjykimin, nuk iu përgjigj. Në vend të kësaj, ai mbajti një monolog në gjuhën e tij amtare dhe më pas u shoqërua nga salla nga dy roje të burgut. Mbrojtësja Irene Pfeifer kërkoi kohë për të menduar. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.

Ai, 59-vjeçaren e kishte therur me një thikë tetë herë, pasi gjatë një takimi në rrugë, si pjesë e zënkës me fjalë, ajo i kishte thënë një “fjalë të pistë”, që ai nuk e shqiptoi dot, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.

Përveç kësaj, ajo e rrëmbeu atë “si një burrë” nga jaka dhe e pështyu. Sipas mendimit të tij, deklaratat blasfemuese të gruas së tij e zemëruan pa masë dhe nuk duroi më.

ARKATANA

Megjithatë, kosovari 67-vjeçar, në moshën më të re kishte vrarë edhe dy gra të tjera dhe ka qenë i burgosur edhe më parë. Në vitet e 70-ta, ai ishte dënuar në Gjermani, sepse kishte therur të dashurën e tij në një gjendje të dehur. Sipas informacionit personal, ai ka vuajtur burg për 20 muaj. Në vitin 1992, gjykata kantonale zvicerane e Graubundenit i shqiptoi 17.5 vite burg për vrasje. Gjatë një grabitje, ai e kishte sulmuar njëmbëdhjetë herë me thikë në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua, përcjell tutje albinfo.ch.

Edhe në Austri ai ka qenë i njohur për delikte të ndryshme me lëndë narkotike. Në vitin 2008, në Vjenë ai ishte dënuar me pesë vite burg, ku edhe njoftoi bashkëshorten e tij të ardhshme. Kur u lirua, që të dy u martuan

Në fund të dhjetorit 2016, gruaja e la bashkëshortin dhe u kthye në vendlindjen e saj për disa javë. Pasi kthehet në Vjenë, në shkurt 2017, ajo banonte me djalin e saj nga një marrëdhënie e mëparshme.

https://www.albinfo.ch/denim-i-perjetshem-per-67-vjecarin-qe-vrau-bashkeshorten-dhe-dy-gra-te-tjera/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.