Dënim drastik për SC Gjilanin
Federata Futbollistike e Kosovës në futboll, ka lëshuar kumtesën e saj lidhur me incidentin e ndodhur në organizimin e ndeshjes në mes Gjilanit e Llapit.
Gjilanit i ka kushtuar rënd lëshimi i organizimit të kësaj ndeshje.
Komisioni Disiplinorë i FFK-së, SC Gjilanin e ka dënuar me dy ndeshje jashtë fushës së Gjilanit dhe pa praninë e shikuesve dhe me një shumë të hollash prej 5,000 euro.
Ky dënim drastik dhe skandaloz ka ardhur pasi disa persona kanë sulmuar gjyqtarin anësor Meriton Berishën./rajonipress/


