Uji Dea

Dendias flet nga Tirana: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd për arritjen e një zgjidhje tërësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur sot nga Tirana për situatën në veri të Kosovës si dhe qëndrimin e Greqisë për këtë çështje.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministren shqiptare të Jashtme, Olta Xhaçka, Dendias ka shprehur qëndrimin e Greqisë për stabilitet, prosperitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Stabiliteti, prosperiteti dhe paqja për ne përbën kërkesën parësore sepse edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një sfidë që ne duhet të përballojmë me sukses”, tha Dendias.

ARKATANA

Më tej, ministri grek ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka thënë gjithashtu se Greqia mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Denidas u shpreh se “të gjithë ne duhet të tregojmë realizëm dhe të jemi sa më frytdhënës, sa më konstruktiv dhe të bëjmë lëvizjet e duhura.”

“Në takimet që un kam pasur në Prishtinë dhe Beograd kam nënvizuar nevojën për vijimësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës me synim që të arrihet një zgjidhje tërësore.” /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.