Dëmton zyrën sociale me 117.000 franga: 10 vjet dëbim nga Zvicra për shqiptarin

Ndërsa gruaja është shpallur e pafajshme pasi që për shkak të paaftësisë, nuk është përgjegjëse penalisht. Por gjykata nuk i ka shqiptuar asaj ndonjë masë për terapi.

Gjykata e Qarkut Zurzach ka dënuar një shqiptar, shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili, së bashku me gruan e tij, ka fshehur para shtetit faktin se ka marrë pa të drejtë përfitime parash në mëditje dhe paga.

Të dëmtuara me këtë rast janë një komunë në regjionin Zurzach dhe një tjetër në Freiamt, të Kantonit Aargau, shkruan “Aargauer Zeitung”

Një zbulim me peshë ishte bërë në zyrën e mirëqenies sociale të një komune në regjionin e Zurzach-ut (Zurzibiet): një referencë për një llogari bankare është gjetur në një dokument të sigurimit shëndetësor të një përfituesi të mirëqenies sociale, transmeton albinfo.ch. Problemi këtu është se komuna nuk kishte njohuri për këtë gjë, megjithëse përfituesit e ndihmës sociale duhet të informojnë komunën e tyre për të gjitha të ardhurat e tyre.

Pak kohë më vonë u bë e qartë se Luani, 41 vjeç (emër fiktiv), kishte marrë rreth 117,000 franga më tepër, në emër të mëditjeve dhe pagave nga viti 2012 deri në vitin 2019.

Mbi këtë bazë, prokurori kishte filluar hetimet. Ato kishin të bënin me akuza për mashtrim masiv dhe marrje të paligjshme të përfitimeve të ndihmës sociale, përcjell albinfo.ch. Dje atij dhe gruas së tij Leonie (emër fiktiv) iu desh të përgjigjeshin para Gjykatës së Qarkut në Zurzach.

Luani ka jetuar në Zvicër për gati dhjetë vjet dhe ka tre fëmijë në moshë shkollore me gruan e tij 40 vjeçare, e cila është rritur këtu.

Ai deri më tani ishte gjobitur dy herë për vepra të tjera në vitet e fundit.

Prokurori publik ka kërkuar për të një dënim me burg me kusht prej dy vjetësh, plus dhjetë vjet dëbim nga vendi.

Nga ana tjetër, për gruan e tij kishte është kërkuar vetëm një masë ambulatore (terapi) në dhomë. Prokurori publik e konsideron atë si të papërgjegjshme penalisht, sepse, sipas raportit të psikiatrit, ajo kishte aftësi të kufizuar intelektuale, transmeton albinfo.ch. Në ekspertizë është thënë se zhvillimi i saj ka ngelur në nivelin e një nxënëseje të klasës së tretë.

Të dy janë akuzuar se kishin marrë 117.000 franga të ndihmave sociale më shumë se sa u kanë takuar. Nga viti 2011 deri në vitin në 2016, ata kanë marrë rreth 260.000 franga nga një zyrë e mirëqenies sociale. Ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2016 kishin marrë gjithashtu rreth 100.000 franga nga një punëdhënës, nga SUVA dhe nga një kompani e sigurimeve.

Për të gjitha këto, ata nuk e kishin informuar zyrën e mirëqenies sociale. Pasi qe transferuar në Zurzibiet, gruaja kishte aplikuar për ndihmë sociale në vendbanimin e saj të ri, në shtator të vitit 2016, përcjell albinfo.ch. Brenda gjashtë muajve ata kanë marrë gati 30.000 franga.

Në të njëjtën kohë, ata kanë përfituar 17.400 franga nga një kompani e sigurimeve. Ata gjithashtu kanë blerë një makinë në janar të vitit 2017, të cilën po ashtu është dashur ta kishin raportuar në zyrën e mirëqenies sociale sepse përfaqësonte një pasuri.

I pandehuri shpërthen në lot kur i thonë se duhet të kthehet në Maqedoni

Luani para gjyqtarit tha se gruaja e tij nuk dinte për ekzistimin e llogarisë së tij bankare. “Unë nuk doja ta ngarkoja atë me faktin se jemi në borxhe”. Ajo është e sëmurë dhe ka nevojë për mjekim. Përndryshe, ajo bëhet agresive. Veç kësaj, Luani nuk ishte në dijeni se duhej të njoftonte për llogarinë e dytë, transmeton albinfo.ch. “Askush nuk më ka thënë,” tha ai.

Kur erdhi çështja e dëbimit nga vendi dhe pyetja pse ai nuk donte të kthehej në atdheun e tij, Luani u bë emocional dhe filluan t`i rridhnin lotët. Ai ka frikë për jetën e tij, deklaroi ai. Atje u kishte borxh njerëzve të cilët nuk ngurrojnë as të vrasin dhe, falë lidhjeve të mira me autoritetet, nuk kishin nga çfarë të kishin frikë.

Prokurori ka kundërshtuar duke thënë se punonjësit e zyrës së mirëqenies sociale në mënyrë të përsëritur e kanë pyetur atë dhe gruan e tij për të ardhurat. Çifti e ka mbajtur të fshehur këtë, përcjell albinfo.ch. Madje ai ka hapur llogarinë e dytë vetëm disa ditë pasi kishte gjetur një vend pune.

Luani është ngatërruar në deklarata kontradiktore dhe pretendime për mbrojtje, ka thënë prokurori. Në fakt, ai u shmangej vazhdimisht pyetjeve kritike. Presidentit të Gjykatës Kramer i duhej të bënte një pyetje katër herë para se të merrte një përgjigje.

Avokati mbrojtës pretendon se Luani ka hapur llogarinë e dytë vetëm sepse llogaria tjetër i qe bllokuar pasi që ka tërhequr shumë para me kartën e kreditit. Ai ishte vetëm disa herë në takimet e mbajtura në zyrën sociale në Freiamt. Gruaja e tij ka përkthyer për të dhe kjo ishte në rregull për zyrën e mirëqenies sociale, me gjithë faktin se ajo kishte aftësi të kufizuar intelektuale, transmeton albinfo.ch. “Ajo nuk ka qenë në gjendje të informojë në mënyrë adekuate burrin e saj në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve,” ka shtuar avokati mbrojtës.

Ai nuk i kuptonte dokumentet mbi detyrat e veta si një marrës i mirëqenies sociale për shkak të mungesës së njohurive të gjuhës gjermane dhe gruaja e tij nuk ishte në gjendje ta përkthente atë në mënyrë adekuate. Pra, duhet supozuar se ai nuk kishte bërë mashtrim me qëllim, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, zyrat e mirëqenies sociale nuk e kishin informuar atë në mënyrë adekuate për detyrat që kishte.

Zyra përkatëse në Freiamt gjithashtu dinte për aksidentet e tij. Punonjësi duhet të ketë qenë i vetëdijshëm se kjo mund të çojë në përfitime ditore. Edhe kështu, ai nuk është pyetur fare për këtë. Avokati ka apeluar për një dënim të vogël mashtrimi pa keqdashje me një gjobë.

Por Gjykata e Qarkut ka dënuar Luanin ashtu siç është kërkuar nga prokurori publik, me një dënim me burg me kusht prej dy vjetësh. Përveç kësaj, ai duhet të lëshojë Zvicrën për dhjetë vjet. Ndërsa gruaja është shpallur e pafajshme pasi që për shkak të paaftësisë, nuk është përgjegjëse penalisht, përcjell albinfo.ch. Por gjykata nuk i ka shqiptuar asaj ndonjë masë për terapi

Dëmton zyrën sociale me 117.000 franga: 10 vjet dëbim nga Zvicra për shqiptarin

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).