Dëmton pronën e vëllait, kanos punëtorët e kompanisë dhe zyrtarët policor
Gjilan – Në fshatin Velekincë, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte dëmtuar parcelën e vëllait të tij, kishte akuzuar dhe kanosur punëtorët e kompanisë së sigurimeve private, i njëjti kishte penguar edhe zyrtaret policor në kryerje të detyrës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


