Dëmtimi i rrugëve nga automjetet e rënda shqetëson zyrtarët e Vitisë

Viti – Përfaqësuesit e Ekipit Veprues të Sigurisë në Bashkësi, kanë identifikuar dhe diskutuar disa nga problemet të cilat ekzistojnë aktualisht në komunën e Vitisë.
Edhe pse dukuria e zjarreve dhe plaçkitjes këtë vit janë në numër më të vogël, megjithatë si probleme për të cilat ka qenë temë e diskutimit të përfaqësuesve të EVSB-së ishin dëmtimi i tri rrugëve që lidh me Vitinë, madje edhe fillimi i dëmtimit të rrugës Viti-Pozheran si pasojë e qarkullimit të automjeteve të rënda transportuese, aksidentet në trafik, siguria nën nivel e nxënësve dhe udhëtarëve të tjerë pran stacionit të autobusëve në Viti, lokalet e dyshimta, mungesa e punës së mjaftueshme të inspektorëve në teren dhe mungesa e patrullimit të policëve civil.
Në këtë takim, kryesuesit e EVSB-së janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse që kanë të bëjnë me problemet e theksuara në komunë.
Ata kanë dhënë disa rekomandime të cilat do të adresohen tek organet në nivelin lokal si dhe kanë koordinuar punën për mbajtjen e tryezës në të cilën ekspert të lëmive gjegjëse do të trajtojnë temën e fenomenit të vetëvrasjeve, e cila dukuri është shprehur mjaft kohëve të fundit në komunën e Vitisë./a.osmani/rajonipress/