FITORJA

Demostat: Ky është modeli i mundshëm për Asociacionin që po qarkullon në qarqet ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Emisarët ndërkombëtarë pas vizitës së djeshme që kanë zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd kanë ritheksuar fuqishëm se kërkojnë nga Kosova themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Nga institucionet e Kosovës ende s’ka pasur ndonjë propozim se si do të mund të dukej dhe themelohej Asociacioni, ndërkohë instituti gjerman Friedrisch Ebert Stiftung e ka hartuar një draft të cilin edhe pritet që ta bëjë publik në ditët në vijim, raporton Express.

Por siç shkruan “Demostat” sot, një prej modeleve që po qarkullon në qarqet diplomatike si Paris e Bruksel është ai i Belgjikës Lindore. Siç shkruan kjo gazetës, shembulli i Ishujve Aland, Tirolit Jugor dhe Belgjikës Lindore po shihen si modele potenciale për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në artikullin e publikuar në gjuhën serbe, “Demostat” ka elaboruar edhe mënyrën e funksionimit të këtyre modeleve mbi bazën e të cilave jetojnë pakicat.

Siç shkruan “Demostat” komuniteti gjerman folës në Belgjikë përfshin nëntë komuna, ka asamblenë, qeverinë dhe flamurin e vet.

FIDANISHTJA

Përgjegjësitë që ajo vendos kanë të bëjnë me shëndetin dhe mbrojtjen sociale, arsimin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, formimin profesional, punësimin, median, turizmin, sportin, politikën lokale, si dhe financat.

“Falë sistemit politik shumë të decentralizuar të Belgjikës, “Ostbelgien” ka gjithashtu aftësinë për të vënë veton ndaj traktateve ndërkombëtare, duke përfshirë marrëveshjet tregtare të BE-së”, shkruan Demostat.

Ndërkohë tregohet që Parlamenti i tyre ka 25 anëtarë dhe njëri prej tyre është përfaqësuesi i komunitetit në Senatin federal belg.

Anëtarët e Parlamentit belg zgjidhen drejtpërdrejt. Qeveria e komunitetit gjerman folës përbëhet nga zv.presidenti dhe tre ministra të tjerë./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.