Eko Higjiena

DEMOS mbështet Asamblenë Komunale të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Programi DEMOS që financohet nga Qeveria Zvicerane dhe zbatohet nga organizata Helvetas Sëiss Intercooperation ka dhuruar sot pajisje elektronike konkretisht Laptop dhe Printer multifunksional për Sekretarin e Kuvendit.Ky donacion ka për qëllim rritjen e efikasitetit të punës së Kuvendit.

Merita Barileva përfaqësuese e DEMOS tha se përveç punës me ekzekutivin një vëmendje dhe përkrahje të veçantë do të këtë edhe për legjislativin e komunave partnere. “Si hap i parë i punës është edhe pajisja me kompjuter (laptop) dhe printer me qëllim që zyrtarët e Kuvendit të Komunës të jenë më efektiv dhe më efikas në punën e tyre, të jenë më të hapur për vetë anëtarët e asamblesë si dhe për qytetarët e komunave” u shpreh Barilva.

ARKATANA

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar këtë projekt për mbështetjen e dhënë duke u zotuar se Komuna të cilën ai e udhëheq do të bashkëpunoj ngushtë me këtë projekt.”Ju faleminderit për ndihmën tuaj dhe me të vërtetë është nder për ne që të bashkëpunojmë me projektin DEMOS. Ne ju jemi mirënjohës për donacionin e sotëm pasi që më të vërtetë kemi nevojë për përkrahje” u shpreh Haliti.

Ndërsa edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë ka mirëpritur donacion e sotëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.