Fundamenti

Demonstratat e 1 tetorit 1997, gruaja e ish rektorit Statovci: Më tha se dua t’i mbrojë studentët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drita Statovci, bashkëshortja e rektorit të ndjerë, Ejup Statovci, sot me rastin e 25 vjetorit të demonstratave të 1 tetorit 1997 ka treguar momentet e asaj dite, para se të dilte nga shtëpia bashkëshorti i saj, për të ju bashkangjitur grupit të studentëve në demonstratë.

Drita Statovci para se të fliste nën prezencën e ish tre studentëve të vitit 1997, Albin Kurti, Bujar Dugolli dhe Driton Lajçit, të cilët ishin krahë për krahë me bashkëshortit e saj, Ejup Statovcin tha se nëse i del ndonjë lot e fryma i ndalet, ta falin.

Ajo tutje tregoi se Ejup Statovci para se të dilte nga shtëpia i kishte thënë se donte t’i mbronte studentët e të qëndronte me ta.

Uji Dea

“Po më vjen keq por në këto raste e kam shumë të vështirë me fol, nëse me del ndonjë lot e më ndalet fryma më falni. Vetëm mund të ju them faleminderit për respektin që po e bëni, po respektohet profesori Ejup Statovci, rektor historik si po i thoni, rektor i rezistencës, të gjitha këto qëndrojnë, por më kryesorja se e respektojmë veten, ndërtojmë traditë, ndërtojmë histori dhe këto janë momente të pashlyeshme të cilat vazhdojnë dhe më tutje dhe ndërtojnë vazhdimisht traditën. Ai jo vetëm që…dikush thotë u bashkëngjit, dikush thotë punoi, dikush thotë u pajtu, unë them një se ‘pa atë dhe protesta do të ishin ndryshe. Me të studentët kanë qenë ndryshe’, sepse ditën që ai doli në demonstrata sepse ne në një shtëpi, i kisha fëmijët dhe të gjithë aty ‘unë jam aty, e din ku jam. Jo që dua t’i përkrahi, por dua t’i mbrojë studentët’”, ka ajo.

Ndryshe, sot janë bërë 25 nga vjet nga demonstrata studentore e vitit 1997, të cilat lëvizën situatën politike të viteve 90-ta, demonstratë kjo që i printe ish rektori i UP-së, tashmë i ndjerë, Ejup Statovci. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.