Eko Higjiena

Demolli: Së shpejti riprocedohet draft-ligji për FAK-un

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka përsëritur qëndrimin se Forca e Sigurisë është e gatshme për transformim në Forcë të Armatosur.Ai ka paralajmëruar se ghatë këtyre ditëve do të riprocedohet edhe një herë në Qeveri draf-ligji për ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin e FSK-së në FAK.

Demolli këto komente i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë Josip Buljeviq, i cili vizitoi kazermën “Adem Jashari” dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Mobi Casa

Me këtë rast të dy ministrat kanë mbajtur një takim pune, ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit.
Ndërkohë Demolli e ka vlerësuar lartë mbështetjen e Kroacisë, duke e krahasuar me atë të Shqipërisë, me ç`rast i ka quajtur këto dy vende vëllazërore.