GRANDEMALL

Demolli: Presidenti veproi në bazë të kompetencave, Ushtria tani në dorë të Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, thotë se presidenti i vendit është dhe komandanti suprem i FSK-së, andaj ka vepruar plotësisht në përputhje me kompetencat e tij kur e ka iniciuar Projektligjin për transformimin e këtyre forcave në ushtri.

Por, Demolli, në një intervistë për Ekonomia Online, rikujton se ministria që ai drejton e kishte hartuar qysh më 2015 Projektligjin për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur.

“Dy vjet me radhë, në vitin 2015 dhe në vitin 2016, ia kemi proceduar Qeverisë së Kosovës, mirëpo i njëjti draft ligj nuk është proceduar më tutje”, thotë ministri i FSK-së.

Demolli e pranon se projektligji i përgatitur nga Zyra e Presidenti “nuk është i përkryer”, por beson se ai do të plotësohet.

Mobi Casa

Sikurse shefi i tij, kryeministri Isa Mustafa, edhe Demolli thotë se është me rëndësi që të krijohet ushtria e Kosovës, por në të njëjtën kohë duhet të ruhet dhe partneriteti me NATO-n dhe ShBA-në.

Sikur dihet, këto dyja, kërkojnë që transformimi i FSK-së të bëhet nëpërmes ndryshimeve kushtetuese, për çka duhen dhe votat e deputetëve serbë.

“FSK-ja do të jetë forcë e të gjithëve dhe do të jetë forcë për të gjithë, kështu që është e pritshme dhe e dëshirueshme që në transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të kenë përgjegjësinë e vet të gjithë deputetët e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe të komunitetit serb”, shprehet Demolli.

Ai nuk dëshiron “të prognozojë” se kur mund të dërgohet në Kuvend, projektligji për të cilin, opinionet e veta tashmë i kanë dhënë MFSK dhe dy ministri të tjera. “Çdo gjë, thuajse është e përgatitur, nga ministritë përkatëse dhe procedimi i ligjit në Kuvend tani varet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thekson ministri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.