Demolli: Mos i amnistoni kriminelët

Ish-ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, është shprehur pro ligjit për amnisti, por ka tërhequr vërejtjen që në këtë ligj të mos përfshihen kriminelët serbë. Demolli ka thënë se me konventa ndërkombëtare është e ndaluar të ketë amnisti për personat që kanë kryer krime kundër njerëzimit.
Ai ka deklaruar për Epoka e Re se të gjithë deputetët janë të gatshëm të japin kontributin për këtë ligj.
Megjithatë, Demolli ka paralajmëruar se nuk do të heshtë nëse do të ketë devijim në këtë proces. /Telegrafi/