Demolli: Kurrë nuk pranoj batalion serb brenda FAK-ut
Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do t’i shqyrtojë amendamentet për transformimin e FSK-së në FAK, në mbledhjen e radhës dhe pastaj do t’i dërgojë për aprovim.
Demolli sqaroi edhe sa i përket pohimeve të fundit se brenda FSK-së do të formohet një batalion.
“Askush deri më sot si ministër nuk më ka kërkuar një gjë të tillë, FSK aktualisht reflekton diversitet etnik dhe është forcë integruar. Dua të sigurojë që unë nuk do të pajtohem me një propozim të tillë, pavarësisht prej propozuesit”, ka thënë ai.


