UBT

Demolli: Kosova do bëhet me ushtri këtë vit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Haki Demolli prej se ka hyrë në Qeveri ka qëndruar larg ballafaqimit të tij me problemet me të cilat është përballur Qeveria. S’e ka thënë asnjë fjalë për protestat e opozitës. S’ka folur as për bllokadën politike dhe as për marrëveshjen e LDK’së me PDK’në që e bën Thaçin President. Megjithëkëtë, sot, Demolli ka shfrytëzuar një akademi përkujtimore për të thënë se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, është i bindur se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës gjatë këtij viti do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

FIDANISHTJA

“Jam thellësisht i bindur se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në vazhdën e angazhimit për konsolidimin e organeve të veta më vitale shtetërore, gjatë këtij viti do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës, përveç mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, objektivë tjetër madhore do të kenë edhe anëtarësimin në NATO, si dhe gatishmërinë për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse dhe humanitare në vende të ndryshme jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë. Përmbushja dhe realizimi i këtyre objektivave të Forcave të Armatosura të Kosovës, paraqet plotësimin e një dëshire, jo vetëm të popullit të Kosovës, por edhe të Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe të gjithë luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të vendit tonë”, ka thënë Demolli në akademinë përkujtimore, me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.