GRANDEMALL

Demolli i pari në peshëngritje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Për nder të “100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi turnir në peshëngritje, në lokalet e Bodibilding Klubit “Gladiatori” në Kamenicë.

Drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Faton Krasniqi ka thënë se vendin e parë e zuri Florim Demolli që në serinë e pestë ngriti 150 kg, vendi i dytë i takoi Behar Sadikut që në serinë e pestë ngriti 115 kg dhe vendi i tretë i takoi Rexhep Muhaxherit që në serinë e pestë ngrit 105 kg.

FIDANISHTJA

Po ashtu, gjatë ditëve në vijim për nderë të “100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar”, do të mbahen edhe aktivitete të tjera, të cilat janë organizuar nga drejtoria në fjalë si: 9 Nëntor , ora 18:00, komedia “ Miu në xhep”, 15 Nëntor, ora 14:00, Promovimi i librit të Halil Matoshit, “Katedrale prej letre”, 15 Nëntor, ora 18:00 , filmi “ Nëntori i dytë”, 20 Nëntor, ora 14:00 , hapja e ekspozitës me eksponate kulturore-historike, 21 Nëntor, ora 14:00, vendosja e flamurit gjigant në qendër të qytetit, 24 Nëntor, ora 14:00, promovimi i revistës letrare “ Nositi”, 26 Nëntor, ora 13:00, Zbulimi i muralit , në Shkollën Fillore “ Fan S. Noli”, 26 Nëntor, në orën 14:00 – Koncert dhe Sfilata“Kuq e Zi” (Shtëpia e Modës “Erosi” nga Kamenica), 27 Nëntor, ora 14:00 , Ekspozitë me fotografi nga grup autorësh dhe 28 Nëntor , në orën 13:00 -do të zhvillohen tri ndeshje futbolli:KF, Kamenica , KF “Kaolini”, KF Policia e Kosovës dhe KF”Galaksia”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.