Demokracia e sunduar nga oligarkët

Edhe Republika e Kosovës, si shtet i ri, që akoma nuk e ka mbushur një dekadë nga shpallja e pavarësisë, ka shënuar të enjten ditën ndërkombëtare të demokracisë. Analistët politikë, njohësit e afërt të këtij shtetndërtimi, duke përfshirë këtu edhe tranzicionin e administrimit ndërkombë- tar, theksojnë se Kosova akoma është shumë larg të qenit një shtet i stabilizuar demokratik, ngase kjo demokraci e re po rrezikohet nga papjekuria shoqërore, por edhe nga shtresimi i grupeve kriminale të interesit në politikë dhe institucione, nga klientelat që ngufatin dhe pamundësojnë avancimin e vlerave të mirëfillta demokratike dhe të inteligjencës.
Situata politike, alarmante në vendin tonë.
“Rrënuesit më të mëdhenj të vlerave demokratike në vendin tonë janë pikërisht ata që e kanë gojën plot demokraci, barazi, transparencë, llogaridhënie…”, kanë vlerësuar analistët,raporton Gaeta Kosova Sot
E dhe Republika e Kosovës, si shtet i ri, që akoma nuk e ka mbushur një dekadë nga shpallja e pavarësisë, ka shënuar të enjten ditën ndërkombëtare të demokracisë.
Analistët politikë, njohësit e afërt të këtij shtetndërtimi, duke përfshirë këtu edhe tranzicionin e administrimit ndërkombë- tar, theksojnë se Kosova akoma është shumë larg të qenit një shtet i stabilizuar demokratik, ngase kjo demokraci e re po rrezikohet nga papjekuria shoqërore, por edhe nga shtresimi i grupeve kriminale të interesit në politikë dhe institucione, nga klientelat që ngufatin dhe pamundësojnë avancimin e vlerave të mirëfillta demokratike dhe të inteligjencës.
Profesori universitar dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, konsideron se, pavarësisht që në Kosovë po provohet të ndërtohet një demokraci e re në këta 17 vjetët e fundit, edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, çalimet në këtë drejtim janë tejet të mëdha dhe vonesat të paparashikueshme për të zënë hapin.
Në fund të pusit Sipas Spahiut, nuk është fakti që ende ne si popull dhe si politikë nuk marrim erë në demokraci, por megjithatë prapëseprapë jemi në fund të pusit.”Jemi aty diku në kufirin në mes të demokracisë dhe të një diçkaje që ngjason me krejt diçka tjetër, e që tash për tash është shumë vështirë që të definohet se çka është në realitet.
Konsideroj se pengesë kryesore në këtë segment akoma është ajo mungesa e pjekurisë së mjaftueshme të gjithë shoqërisë si tërësi në radhë të parë, një element që akoma nuk mund të na çojë në një element të mirëfilltë të zhvillimit të një sistemi demokratik të mirëfilltë”, ka theksuar më tej Spahiu. “Tani parashikimet se kur mund të arrihet ky cak është vështirë të përcaktohen, sepse fillimisht duhet të njihet mirë dhe në thellësi shoqëria kosovare dhe kjo varet edhe nga të tjerët se sa janë të gatshëm të na ndihmojnë në këtë proces. Kjo ndihmë, veçanërisht nga ndërkombëtarët, ka ekzistuar dhe ekziston akoma dhe e ka sjellë për fat të mirë Kosovën deri te ky nivel i tanishëm, sado që nuk është i kënaqshëm, por tani të thuhet se për sa kohë do të arrihet ajo që dëshirohet gjithsesi është një prognozë që vështirë se mund të bëhet”, tha prof. Spahiu për “Kosova Sot”.