Fundamenti

Demokraci Plus kërkon shkarkimin e Sami Kurteshit nga KQZ

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas incidentit brenda objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në të cilin ishte përfshirë, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka reaguar OJQ “Demokraci Plus, e cila ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani shkarkimin e Kurteshit.

Në reagimin e OJQ “Demokraci Plus” thuhet se përkundër që tashmë janë shpallur zgjedhjet e lokale, dhe nuk është e rekomandueshme zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së, por mbi të gjitha duhet ruajtur integriteti i KQZ dhe besimi i qytetarëve në këtë institucion.

“Ne konsiderojmë që anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, me veprimet e tij, është duke dëmtuar seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”.

United Hospital

“Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, z. Kurteshi ka pranuar që është përfshirë në një incident me një nëpunës të KQZ-së, duke marrë përsipër rolin e policisë, në vend se të denoncoi në organet përgjegjëse personin në rast të mos respektimit të masave për mbrojtje nga COVID-19. Një ditë më herët, z. Kurteshi kishte deklaruar se nuk e ka sulmuar askënd. Ndryshimi i deklaratave nga një i emëruar publik është moralisht e gabuar. Ky nuk është rasti i vetëm kur z. Kurteshi dëmton integritetin e KQZ-së. I njëjti, në vazhdimësi në mbledhjet e KQZ-së ka përdorur gjuhë fyese dhe përçarëse, mizogjene, dhe bullizëm”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

“Andaj, kërkojmë nga Presidentja Osmani-Sadriu, që duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, nenin 61 paragrafi 5, shkronja d, të shkarkojë anëtarin e KQZ-së Sami Kurteshin, për të mbrojtur statusin dhe integritetin e KQZ-së”, përfundon reagimi i Demokraci Plus. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.