Uji Dea

Demiri: Të rishikohet vendimi për kufizim të lëvizjes, qytetarët t`i përmbahen udhëzimeve shëndetësore

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kohëve të fundit, pas Vendimit të Qeverisë, për kufizim të lëvizjes për të menaxhuar situatën emergjente ndaj Covid-19 (me siguri vendimi ka pas qëllim të mirë) në praktikë po del të jetë më i dëmshëm se sa që mund të parandalonte rrezikun që po kanosemi nga kjo pandemi. Ora 16:00, pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, po konsiderohet të jetë një orar i takimeve të grumbullimit të qytetarëve, duke shtuar rrezikun në nivel shumë më të lartë për bartje të virusit tek njeri-tjetri. Kjo situate përbenë rrezik serioz thotë Xhevat Demiri infektolog.

Xhevat Demiri i cili një kohë të gjatë ka udhëhequr me repartin e Infektologjisë jep disa rekomandime për institucionet qendrore.

1. Duke qen kështu, iu beje thirrje organeve kompetente për ta rishikuar vendimin në fjalë, meqë është e pamundur të menaxhohet lëvizja e qytetarëve dhe grumbullimi i tyre, pas orës 16:00.

KKGJILAN

2. Iu bëjë apel IKSHP-së që të paktën një herë në javë të mundësojnë testimin e pacienteve potencialisht të dyshuar me Covid-19 edhe në Gjilan, meqë në këtë komunë ka pasur goxha raste me infektim, prandaj, situata e tillë duhet të trajtohet me seriozitet dhe të mos ketë centralizim të shërbimeve në këtë gjendje emergjente që aktualisht jemi. Shërbimet e institucioneve duhet të jenë sa më afër qytetarëve, sidomos në këtë faze emergjente!

3. Iu bëjë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në higjienë, të mbajnë distancën sociale, të evitojnë daljet e panevojshme të paktën gjatë këtyre ditëve në vijim (2-3 javët e ardhshme).

Kura akoma nuk është zbuluar, andaj, ju qytetarë të nderuar, do të jeni heronj të vërtetë nëse arrini t’i përmbaheni udhëzimeve shëndetësore për ta mposhtur këtë virus!
Kujdes maksimal – JO panikë ka shkruar Xhevat Demiri./rajonipress/
Infektolog